Top Channel/ Shënjestra e radhës Pentagoni, Trump: Do “fshijmë abuzuesit”, kontroll sidomos anijeve!
10/02/2025 11:30

Sita e kontrolleve financiare që Elon Musk po kryen mbi institucionet e administratës amerikane për llogari të presidentit Donald Trump, këtë radhë në focus ka Pentagonin. Trump tha se pret që njeriu i besuar i tij të gjejë në departamentin e mbrojtjes shpenzime të panevojshme prej miliarda dollarësh dhe abuzime, në kuadër të një kontrolli financiar që do të drejtohet nga sipërmarrësi amerikan. "Do t'i them së shpejti, ai do të shkojë të kontrollojë Departamentin e Arsimit e më pas, pas do kemi në vëmendje ushtrinë. Të shkojmë në ushtri, t’i bëjmë një kontroll financiar ushtrisë", deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë për gazetarin Brett Baier të rrjetit Fox Neës. "Ne do të gjejmë miliarda, qindra miliona dollarë shpenzime të panevojshme dhe abuzime", theksoi ai duke iu referuar në këtë mënyrë departamentit më të madh federal në SHBA. Pentagoni ka një buxhet prej afro 1 trilion dollarësh në vit. Në dhjetor, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një projektligj që autorizonte 895 miliardë dollarë shpenzime për mbrojtjen për vitin fiskal që përfundon më 30 shtator. Musk, për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se është një punonjës i posaçëm i qeverisë, është ngarkuar nga Trump për të drejtuar një përpjekje për të tkurrur personelin federal të Shteteve të Bashkuara. Si pjesë e kësaj nisme, ndihmësit e tij kanë kërkuar qasje në informacione konfidenciale në sistemet kompjuterike në agjenci të ndryshme qeveritare. Kritikët thonë se përpjekjet ka të ngjarë të jenë në kundërshtim me ligjin, rrezikojnë ekspozimin e informacionit të klasifikuar dhe në praktikë po shpërbëjnë agjenci të tëra pa miratimin e Kongresit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Ëaltz, sakaq nënvizoi se proceset e ndërtimit të anijeve të Pentagonit mund të ishin me interes të veçantë për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë, pasi atje gjithcka ka kushtuar vecanërisht shumë.

Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48