Shembja e një ure në fshatin e Nenshatit, që lidh Vaun e Dejës dhe Shkodrën me Lezhën, ka bllokuar lëvizjen e automjeteve. Rreth 1000 banorë të fshatrave të Nenshtatit dhe Hajmelit janë pa mundësi lëvizje. Aktualisht po punohet për ndërtimin e një rruge provizore, deri në momentin që të behet një ndërhyrje e plotë për rikonstruksionin e urës dhe të rrugës.