Teatri “Migjeni” në Shkodër çon shfaqjet te publiku. “ KOLIQIANA” vjen si një iniciativë e teatrit “Migjeni”, me një qëllim të qartë që vepra letrare e Ernest Koliqit, të mishërohet me emocionin, interpretimin dhe me bukurinë e oborreve e rrugicave të Shkodrës. Këtë here për shfaqjen u përzgjodh rrugica tradicionale e “Gjuhadolit”. Pas përfundimit të shfaqjes, një pjesë e fasadës së një prej ndërtesave u shemb duke dëmtuar lehtë një prej aktorëve. Aktori Nikolin Ferketa mbeti i dëmtuar në zonën muzeale të Shkodrës.