Një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Miami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje. Mendohet se ka njerëz të bllokuar brenda godinës, pasi thuhet se janë dëgjuar britma por nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur menjëherë. Punonjësit e ndihmës kanë evakuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur. Aktualisht nuk ka informacione të qarta për viktima, edhe pse disa media vendase flasin për një numër të lënduarish.