Njëmbëdhjetë persona kanë ndërruar jetë pas rrëzimit të çatisë së një gjimnazi në verilindje të Kinës, aty ku po stërviteshin vajzat e ekipit të volejbollit. Gjithsej në ambientet e palestrës kanë qenë 19 persona, ndërsa vetëm 8 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë, gjendja e të cilave nuk dihet ende.