Top Channel/ Shehu tregon sa mld lekë është dëmi në buxhetin e shtetit: Zyrtarët janë nën hetim nga prokuroritë
24/06/2021 20:06

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në seancën e Kuvendit, këtë të enjte, prezantoi raportin e punës për këtë institucion për vitin 2020. Sipas këtij raporti, janë evidentuar 76 objekte ku ka pasur shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Këto shkelje, sipas Shehut përbëjnë një dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit. “Viti 2020 ka vijuar puna audituese për 145 raporte të auditimi nga të cilat janë evaduar 73. 5 auditime financiare, 28 përputhshmërie, 16 rregullshmërie, 11 auditime tematike. Janë evaduar auditime të ushtruara në 76 objekte ku janë evidentuar shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, keqadministrimin e pronës publike. Duhet theksuar se me gjithë vështirësitë e pandemisë, KLSH po mundohet të ruajë numrin e lartë të auditimeve financiare ndaj totalit të auditimeve. Janë dhënë opinione financiare për 22% për auditimet, në 16 auditimet e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë janë dhënë opinione financiare për 12 auditime. Rezultatet e punës audituese kanë pasur objektiv dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e institucioneve të audituara nëpërmjet masave organizative. Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 mln euro. Parregullsi dhe paligjshmëri me efekte negative, shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara në shumën 85.9 miliardë lekë ose afërsisht 694.1 mln euro. 74.5 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Institucioni ka kërkuar monitorimin në lidhje me raportimin e nivelit të defiçitit të vitit 2019” – tha Shehu. Ndërkohë i pyetur nga deputeti Zef Shtjefni nëse janë të mjaftueshme 91 auditime të bëra në institucione shtetërore, Shehu u shpreh se ky nuk është tregues i punës së KLSH-së. Ndërsa për persona të përfshirë në abuzime me fondet e shtetit, ai tha se janë në proces hetimi nga prokuroritë përkatëse. “Ky nuk është tregues në rradhë të parë. Iu referova situatave të paprecedenta kemi bërë të gjitha përpjekjet. Ne jemi palë në një marrëveshje me prokurorinë e shtetit, të përgjithshme dhe atë speciale,. Kemi gjetur një lloj vullneti maksimal nga këto prokurori. Jam optimist që frytet do ndihen në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre janë në process hetimi dhe gjykimi. Do i ndjekim në vazhdimësi të procesit” – tha Shehu.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41