Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi, masë disiplinore që hyn në fuqi në sesionin e ri parlamentar në vjeshtë. Një ditë pasi kryetari i Partisë Mundësia mori me forcë marrëveshjen konfidenciale me SHBA, Sekretariati i Etikës u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh socialistë, ku me votat e mazhorancës u dënua akti, nga ku mbeti e lënduar dhe punonjësja e administratës