Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj këtë të martë është paraqitur në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka për të verifikuar një pjesë të firmave të delegatëve. Në një video të publikuar nga zyra e Palokës, në praninë e kamerave të televizioneve, deputeti demokrat i telefonon një delegati të degës 5-së në Tiranë për ta pyetur nëse firma e vendosur në formularin e dorëzuar nga ish-kryeministri Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të kësaj partie me datë 11 dhjetor ishte e tij.