Top Channel/ Shefi i CIA-s shkon në Moskë: Shenjë “miqësie” apo kërcënim?!
26/08/2026 11:57

Shpeshherë, kur marrëdhëniet politike mes Uashingtonit dhe Moskës bëhen të vështira për t’u menaxhuar përmes diplomacisë së zakonshme, atëherë në skenë hyjnë agjentët: Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së John Ratcliffe, ka udhëtuar drejt Moskës për bisedime të paparalajmëruara, raportoi CBS, dhe ndonëse thuhet se ai mbërriti në kryeqytetin rus të martën, asnjëra palë nuk e ka konfirmuar vizitën, qëllimin e saj apo zyrtarët me të cilët ai mund të takohet. Për shumë ekspertë, misioni i Ratcliffe, në Rusi i përket një tradite që daton që nga Lufta e Ftohtë dhe që ka mbijetuar edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Përfshirja e drejtuesve të shërbimeve të inteligjencës nuk do të thotë domosdoshmërisht se po përgatitet ndonjë marrëveshje e madhe, arsyetojnë ata, e ndonjëherë madje mund të tregojë të kundërtën: se marrëdhëniet janë përkeqësuar aq shumë sa nevojitet një kanal i rezervuar për të shmangur incidentet, për të përcjellë paralajmërime, për të diskutuar çështje të terrorizmit, armëve bërthamore apo shkëmbimit të të burgosurve. Pak para udhëtimit të Ratcliffe, shërbimet e inteligjencës zbuluan planet e Putinit për të ndërmarrë mobilizime të reja masive dhe për të kërcënuar korridorin e Suëalkit, i cili lidh Rusinë me enklavën e Kaliningradit, të vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë. Të gjitha këto zhvillime janë shqetësuese për NATO-n. Mesazhet që kreu i CIA-s mund të ketë përcjellë mund të përfshijnë edhe paralajmërimin klasik: “Ne e dimë se çfarë po përgatitni dhe duam t’ju tregojmë pasojat.” Takimet e drejtpërdrejta mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë janë të rralla, veçanërisht në kushtet e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve që prej pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47