Top Channel/ Shefi i CIA-s në Moskë, WSJ: Paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë vendet e NATO-s!
27/08/2026 11:51

Udhëtimi i papritur i drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë mendohet se mund të ketë pasur për qëllim paralajmërimin e Rusisë që të mos ndërmarrë sulme ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Duke cituar burime që kanë njohur mbi vizitën, Wall Street Journal, kujton se vizita vjen në një kohë kur inteligjenca amerikane ka vlerësuar se Vladimir Putin mund të testojë vendosmërinë e aleancës me një sulm të kufizuar ndaj një prej vendeve anëtare në vitet e ardhshme. Gjatë qëndrimit në Moskë, Ratcliffe zhvilloi bisedime me zyrtarë të inteligjencës ruse, por nuk u takua me presidentin Vladimir Putin, cka u pohua edhe nga Kremlini vetë. Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, tha se Putin ishte informuar mbi rezultatet e vizitës së paparalajmëruar në media. Ai nuk dha shume detaje mbi temat e diskutuara. “Ka pasur kontakte nëpërmjet shërbimeve të sigurisë. Mund t'ju them se nuk ka pasur takime me presidentin rus. Natyrisht, Presidenti Putin mbahet i informuar për gjithçka pa vonesë”, deklaroi Peskov. Ndërkohë, as Donald Trump nuk dha një shpjegim të qartë për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Moskë. Në një intervistë radiofonike të mërkurën, Trump e përshkroi vizitën si “gjysmë rutinë”, por la të kuptohej se ajo mund të prodhonte rezultate të dobishme. “Diçka mund të dalë nga kjo. Po punojmë shumë për ta përfunduar atë luftë”, tha Trump, duke iu referuar luftës në Ukrainë.” Vizita e fundit e njohur e një drejtori të CIA-s në Moskë ishte ajo e Ëilliam Burns, paraardhësit të Ratcliffe, i cili zhvilloi bisedime me Vladimir Putinin në nëntor të vitit 2021.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46