Dialogu me Beogradin dhe dinari i ndaluar serb con këtë javë në Prishtinë të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar me krerët e qeverisë së Kosovës për këto cështje të kthyera në shqetësim për Perëndimin. Njoftimi i Departamenti amerikan i Shtetit tregon se Escobar do ta vizitojë Belgjikën, Kosovën, Austrinë dhe Malin e Zi nga 10 deri më 18 mars 2024.