Shtetet e Bashkuara po i ndjekin me shumë vëmendje lëvizjet e Serbisë. Christopher Hill, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi e cilësoi shqetësues faktin që Beogradi po i drejtohet për armë Rusisë e Kinës, edhe pse shtoi se nuk miungon gadishmëria për ta ndihmuar vendin t’u rezistojë ndikimeve dashakeqe, përfshirë ato nga Rusia dhe Kina.