Shtetet e Bashkuara njoftuan një raund të ri sanksionesh kundër zyrtarësh e biznesesh që azkuohen se kanë ndihmuar Rusinë të sigurojë armë e të shmangë masat e mëhershme të vendosura kundër Kremlinit që prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës një vit më parë. Shënjestra kryesore e tyre është një tregtar armësh, i konsideruar dhe si lideri i rrjetit, Igor Zimenkov, djali i tij dhe disa anëtare të tjerë të grupit që furnizonte Moskës me pajisje të teknologjisë së lartë.