Top Channel/ SHBA, tre kongresmenë rezolutë për Kosovën: Urgjent të hyjë në NATO!
01/05/2026 14:52

Tre kongresmenë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Argumenti i tyre është se pjesëmarrja e Kosovës në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Europën Juglindore. Rezoluta me mbështetje dypartiake, thekson se qeverisja demokratike e Kosovës, kontrolli civil mbi forcat e sigurisë dhe bashkëjetesa multietnike e bëjnë vendin një kandidat të fortë për anëtarësim. Dokumenti gjithashtu argumenton se përfshirja e vendit në NATO do të shërbente si kundërpeshë ndaj forcave që përpiqen të destabilizojnë rajonin dhe do të ndihmonte në parandalimin e një katastrofe të mundshme globale në Ballkan. Anëtarësimi në NATO është një prej synimeve të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Megjithatë, ai kërkon njëzëshmëri nga të gjitha vendet anëtare, dhe katër shtete ende nuk e njohin Kosovën: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Keith Self, si nismëtar i rezolutës, insistoi që SHBA të ushtrojë presion për njohjen e Kosovës nga këto vende. Rezoluta është mirëpritur nga zyrtarët kosovarë. Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohje për kongresmenët për “lidershipin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”. Por ndërkohë nisma është kundërshtuar nga Serbia, me presidentin Aleksandar Vuçic që paralajmëroi se do ti kundërvihet përpjekjeve për integrimin e Kosovës në NATO.

Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48
Top Channel/ “Duhet bashkim për lëvizje studentore”, të rinjtë thirrje: Indiferenca, armiku ynë
28/10 12:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, një grup të rinjsh mblidhet pranë ministrisë së Arsimit
28/10 12:43
Top Channel/Ndryshojnë taksat mbi naftën, qeveria planifikon heqjen e taksës së qarkullimit, por…
28/10 12:42
Top Channel/ SPAK përfundon hetimet për Ballukun, dosja me akuza për korrupsion drejt gjykatës
28/10 12:41
Top Channel/ “Dhuna nuk është zgjidhje” Ambasadori i OSBE në Shqipëri Michel Tarran për protestat
28/10 12:14
Top News – 5 akuza për 15 vepra penale. SPAK mbyll hetimet për Ballukun, dosja kalon në gjykatë
28/10 12:12
Top News – Vranë 66 vjeçarin në Sarandë. Arrestohen në Greqi pas 5 muajsh autorët e dyshuar
28/10 11:48
Top News – Ligj i ri për kriptoasetet, AMF merr në dorë licencimin, rol edhe Banka e Shqipërisë
28/10 11:46
Top Channel/ Studentët te ministria e Arsimit, efektivët e policisë të pranishëm
28/10 11:31
Top Channel/ Protestuesit dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë
28/10 11:09
Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58