Top Channel/ SHBA, TikTok drejt mbylljes. Miratohet në kongres projektligji që ndalon aplikacionin
13/03/2024 22:56

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi një projekt-ligj historik që mund të ndalojë TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kësaj nisme ligjore aplikacioni i njohur TikTok mund të përdoret vetëm nëse shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi. Projektligji kaloi me shumicë dërrmuese votash dhe tashmë është radha e Senatit për ta aprovuar dhe më pas e presidentit amerikan Joe Biden për ta firmosur para se të konkretizohet e të bëhet ligj. Ligjvënësit kanë ngritur prej kohësh shqetësime për ndikimin e Kinës mbi TikTok dhe përdorimin e të dhënave personale. Ky shqetësim i ka bazat tek një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze, sipas së cilave kompanitë janë të detyruara të ndihmojnë në mbledhjen e informacionit të zbulimit. Vetë kompania TikTok përmes një deklaratë pak ditë më parë e quajti projektligjin si një iniciativë për të ndaluar përdorimin e aplikacionit në SHBA. Edhe pse TikTok është përpjekur që të siguriojë rregullatorët se privatësia e 150 milionë përdoruesve amerikanë është e sigurt, ky pretendim u lëkund nga një hetim I kyer nga Ëall Street Journal që kosntatoi se këto të dhëna nuk ishin dhe aq të sigurta. Vendimi I kongresit u prit me protesta, pasi shumë qytetarë amerikan e përdorin këtë aplikacion si një mjet pune përmes të cilit arkëtojnë të ardhura. Pamjet: AFP

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37