Top Channel/ SHBA, Tik Tok drejt mbylljes/ Gjykata e Lartë sinjalizon se do ta ndalojë më 19 janar
10/01/2025 22:48

Gjykata e Lartë ka shumë mundësi të mbështesë ndalimin e TikTok në SHBA pas shqetësimeve për lidhjet e tij me Kinën. Gjiganti mediatik amerikan CNN, raportoi të premten pasdite se mënyra se si shumica e gjyqtarëve i pyetën disa nga avokatët e aplikacionit dhe një grup krijuesish të përmbajtjes së tij, dallohej qartë qëndrimi i tyre kundër TikTok. Gjatë më shumë se dy orësh debatesh, shumë nga gjyqtarët dukej se e shihnin ligjin e shitjes ose ndalimit të miratuar nga Kongresi në prill jo si një ligj që implikon kryesisht Amendamentin e Parë, por më tepër si një përpjekje për të rregulluar kontrollin e mundshëm të huaj të një aplikacioni që përdoret nga 170 milionë amerikanë. Gjykata e Lartë do të vendosë më 19 janar për TikTok, ndërsa një nga avokatët e kësaj platforme, Noel Francisko, deklaroi se e sheh shumë të errët situatën. “Më 19 janar, siç e kuptoj unë, ne u mbyllëm”, tha ai. Por si mund të mbyllet Tik Tok? Ekspertët thonë se do t’u ndalohet dyqaneve të aplikacioneve ta ofrojnë këtë platformë për përdoruesit e rinj, ndërsa për përdoruesit ekzistues që e kanë tashmë aplikacionin në telefonat e tyre, ai nuk do të zhduket, por për shkak se ata nuk do të jenë në gjendje ta përditësojnë atë nëpërmjet dyqaneve të aplikacioneve, përfundimisht ai do të bëhet i ngarkuar, me siguri të cenueshme dhe vështirësisht i aksesueshëm sa më tepër që kalon koha. Edhe qeveria shqiptare ka njoftuar mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21