Sërish të vrarë nga të shtënat me armë në një kampus amerikan , pas asaj që ndodhi tre muaj më parë në Universitetin Utah Valley ku u vra aktivisti i krahut të djathtë Charlie Kirk . Këtë herë skena e terrorit ishte Universiteti historik dhe i njohur “Ivy League Brown” në Providence, Rhode Island, pranë Bostonit, ku studiojnë afërsisht 10,000 studentë. Numri i të vdekurve deri më tani është dy, të dy studentë, dhe nëntë të plagosur.