Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Suedi për një samit dyditor, në një moment të ndjeshëm për aleancën më të madhe ushtarake të botës. Në fokus të diskutimeve është vendimi i administratës së Donald Trump për të reduktuar gradualisht angazhimin e Shtetet e Bashkuara në sigurinë europiane, duke ngritur pikëpyetje mbi garancitë e SHBA-së në rast konflikti.