Amerika nuk do ta kryesojë më grupimin e aleatëve kryesorë të Kievit të njohur si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, duke e lënë atë përgjithmonë në dorë të europianëve. Njoftimin e bëri ministri holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans, i cili theksoi se tani kryesimin e këtij organizmi do ta marrë Gjermania dhe Britania e Madhe.