Top Channel/ SHBA, telashe “në parajsën e drejtësisë”; republikanët bllokojnë reformën zgjedhore!
23/06/2021 12:08

Senatoret republikane bllokuan përpjekjen e demokratëve në Kongresin amerikan për të ndryshuar ligjin e zgjedhjeve dhe mënyrës së votimit, i konsideruar një prioritet i partisë së presidentit amerikan Joe Biden. Projektligji, i njohur si Akti Për Njerëzit, do të prekte pothuajse çdo aspekt të mënyrës se si zhvillohen zgjedhjet, si heqjen e pengesave të votimit që aktivisitët e shohin si një përpjekje të ngjashme me atë të kohës së Luftës për të Drejtat Civile, kufizimin e ndikimit të parave në politikë dhe kufizimin e ndikimit partiak mbi procesin e përcaktimit të kufijve të zonave me përfaqësim në Kongres, thotë VOA. Por shumë republikanë shprehen se masa përfaqëson një shkelje të gjërë nga qeveria federale të autoritetit të shteteve për të organizuar zgjedhjet e tyre pa mashtrime, dhe një përpjekje që përfundimisht synon të favorizojë demokratët. Projektligji dështoi në një votim 50-50 pasi republikanët, disa prej të cilëve e quajtën atë "Akti i Vjedhjes", duke u mohuar demokratëve 60 votat e nevojshme për të filluar debatin mbi të. seancën e votimit në senat e drejtoi zv/presidentja Kamala Harris, gruaja e parë e afrikano-amerikane në këtë post. Nëse do të miratohej, legjislacioni do të mundësonte 15 ditë të votimit të hershëm, do ta kthente ditën e zgjedhjeve në ditë pushimi dhe do të garantonte regjistrim automatik. Harris u shpreh se lufta ende nuk ka mbaruar, por republikanët nuk japin asnjë shenjë dorëzimi.

Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07
Top Channel/Raketat ruse, Varshava në alarm:“Ranë pranë zonës ku NATO po mbante stërvitje ushtarake!
21/11 12:05
Top Channel/ Kanabisi, studimi i ri: Probleme mendore, sidomos te gratë dhe të rinjtë!
21/11 12:04
Top Channel/ Japonia provon taksinë ajrore/ Një pasagjer fluturon pa pilot në bord
21/11 11:39
Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18