Top Channel/ SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump “bum” kërcënimesh: Bombardime pa mëshirë
11/06/2026 19:39

“Nëse Irani nuk firmos marrëveshjen, do ta bombardojmë pa mëshirë”: Optimizmin e radhës për firmosjen e një ujdie, presidenti amerikan Donald Trump e shoqëroi sërish me kërcënime, të cilat u mbështetën edhe nga një seri e re sulmesh gjatë natës të ushtrisë amerikane kundër objektivash ushtarakë të regjimit të ajatollahëve. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) foli për “veprime vetëmbrojtëse”, të drejtuara kundër objektivave ushtarake, sistemeve të mbikëqyrjes dhe radarëve në jug të Iranit. Sumet erdhën pak orë pasi Trump i tha Fox neës se forcat amerikane do të godisnin Iranin “me forcë” ndërsa e akuzoi Teheranin se kishte vonuar tej mase arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e përhershëm të luftës. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump la të kuptohet se bombardimet mund të ndalen nëse Teherani pranon një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit. Në të kundërt, ai paralajmëroi se SHBA do të vazhdojë operacionet ushtarake deri në “shkatërrim të plotë”. Në reagim ndaj sulmeve amerikane, ushtria iraniane pretendoi se kishte bllokuar plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe kishte nisur kundërsulme ndaj objektivave në Bahrein dhe Kuvajt. Në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore, autoritetet ushtarake iraniane paralajmëruan se çdo anije që do të përpiqej të kalonte nëpër këtë korridor strategjik detar do të konsiderohej objektiv ushtarak. Sipas raportimeve iraniane, dy anije janë goditur gjatë incidenteve në zonë. Megjithatë, SHBA e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim. Në një postim në platformën X, CENTCOM deklaroi se trafiku detar tregtar po vazhdonte normalisht dhe se anijet po hynin e po dilnin nga Ngushtica e Hormuzit pa pengesa.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00