20 persona rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet e befasishme në Grand Cayon të Shteteve të Bashkuara, të cilat i morën jetën një 46 vjecari në zonë. Shërbimi i Parqeve Kombëtare njoftoi se vërshimi tmerrues i ujrave zuri në bafësi njerëzit në rrjedhën e lumit Kolorado njerëz, teksa solli me vete edhe një sasi të mëdha mbeturinash. 62 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa autoritetet po përpiqen të nxjerrin prej saj edhe rreth 50 persona të tjerë. Deri më tani, nuk janë raportuar persona të tjerë të lënduar si pasojë e përmbytjeve. Ndërkohë, disa atraksione turistike të parkut të famshëm janë mbyllur dhe një pjesë e aktiviteteve janë pezulluar. Ekipet e emergjencave dhe zyrtarët lokalë po vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit. Situata është rënduar edhe nga dëmtimi i tubacionit të ujit të pijshëm, duke shkaktuar kufizime në furnizimin me ujë. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve dhe personave që ndodhen ende në rajon te kursejnë ujin, ndërsa turistëve u është bërë e ditur se nuk mund të qëndrojnë në zonat e prekura.