Shtetet e Bashkuara e kanë përgjysmuar periudhën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por nuk kanë simptoma. Nga 10 ditë, koha e karantimit për këtë kategori zbret në 5 ditë. Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve njoftuan se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur individi i infektuar është pranë personave tjerë.