Rusisë i janë vrarë 20 mijë ushtarë në Ukrainë që nga muaji dhjetor, e 80 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjysma e të vdekurve, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i përkasin grupit mercenary Wagner. Qyteti lindor ukrainas i Bakhmutit, ku dy palët luftojnë prej muajsh, është kthyer në varrin e tyre, sipas zyrtarit të lartë amerikan.