Shtetet e Bashkuara dhanë alarmin pranë OKB-së duke thënë se kanë “informacione të besueshme” mbi planet e Moskës për të shënjestruar disa ukrainas, me qëllimin eleminimin e tyre fizik ose dërgimin nëpër kampe nëse sulmon vendin fqinj. Bathsheba Nell Crocker, ambasadore e SHBA-së në OKB, përmes një letre dërguar komisionarit për të drejta të njeriut të këtij institucioni, përcjelle detaje nga të dhënat tronditëse që kanë mbledhur sipas saj, shërbimet amerikane të inteligjencës.