Top Channel/ SHBA-Rusi, zbardhet plani i paqes/ Rubio telefonon ministrat europianë
18/02/2025 23:30

Pas samitit që u mbajt në Riad të martën, ku delegacionet amerikane dhe ruse, të kryesuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio dhe ministri i jashtëm Sergeji Lavrov, diskutuan për një marrëveshje të mundshme paqeje, mediat zbuluan akordin paraprak që përfshin tre faza kryesore: armëpushimin, zhvillimin e zgjedhjeve dhe përfundimin e marrëveshjes paqësore. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se Evropa do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe do të jetë e pranishme në tryezën e negociatave. Rubio gjithashtu zhvilloi një telefonatë me ministrat e jashtëm të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia do të bëjë çmos që të bindë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, duke theksuar nevojën për të përdorur presion në mënyrë që ai t’i “thërrasë arsyes”. “Nevojitet një thupër nga duart që Zelensky të reflektojë si duhet”, tha ndër të tjera Lavrov. Ndërkohë, Presidenti ukrainas reagoi duke thënë se është e padrejtë që të flitet për paqe në Ukrainë pa përfshirë Ukrainën në tryezën e negociatave. “Vendimet që merren pas shpine nuk do t’i njohim”, deklaroi ai nga Turqia, ku u takua me homologun Erdogan. SHBA-të synojnë të arrijnë një armëpushim deri në Pashkë, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Bruksel se BE-ja është një aleat i fuqishëm për Ukrainën, dhe se Europa ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të mbështetur Kievin gjatë kësaj periudhe të vështirë. Për takimin në Riad reagoi edhe Presidenti Emmanuel Macron theksoi se Donald Trump mund të rifillonte një dialog konstruktiv me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa siguroi se Franca nuk po përgatitet të dërgojë trupa tokësore luftarake në Ukrainë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kith Kelog, pritet të vizitojë Ukrainën këtë javë. Ai do të zhvillojë takime me zyrtarët ukrainas, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të mundshëm për një marrëveshje paqeje.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04