Teksa komentonte të mërkurën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë theksoi se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja e ndërsjellë. Por nga DASH mbërrijnë sinjale se pozicioni i Washingtonit sa i takon njohjes reciproke mes dy vendeve, mbetet i pandryshuar.