Athina dhe Washingtoni pritet të arrijnë sipas shtypit grek në një marrëveshje për të investuar më shumë në katër bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura amerikane në vend. Ministri grek i mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos tha se një zhvillim i tillë po arrihet përmes një ujdie dypalëshe në fushën e mbrojtjes, që dëshmoi vec të tjerash sipas tij nivelin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe SHBA-së.