Në mesin e tensioneve të përshkallëzuara prej disa kohësh në atë rajon, një destrojer amerikan lundroi pranë Ishujve Spratly në Detin e Kinës Jugore të Mërkurën, duke sfiduar kështu hapur rregullat e reja që Pekini vendosi lidhur me identifikimin detar të cilat përfshijnë dhe këto ujra të shumëdiskutara, thote CNN. USS Benfold, një destrojer i tipit Arleigh Burke, lundroi brenda 12 miljesh nga barrier koralore Mischief, një pjesë kjo e Ishujve Spratly ku kinezët kanë ndërtuar objekte ushtarake."Sipas ligjit ndërkombëtar siç theksohet dhe në Konventën e Detit, zona si barrier Mischief, që në gjendjen e saj të natyrshme është e zhytur në baticë, nuk gëzon të drejtën e deti territorial”, thuhet në deklaratën e Flotës së 7-të të marinës amerikane.