83 akuza për tentativë vrasjeje janë ngritur ndaj një piloti jashtë shërbimit i cili dyshohet se u përpoq të rrëzonte një avion pasagjerësh gjatë fluturimit në SHBA. I dyshuari, Joseph David Emerson, 44 vjeç, ishte ulur në kabinën e avionit të Alaska Airlines pas kapitenit dhe oficerit të parë, sic sqarohet në deklaratën e kompanisë ajrore.