Top Channel/ SHBA përshpejton evakuimet: 21 mijë të larguar në 24 orë!
25/08/2021 12:32

Rreth 21,600 vetë janë evakuar nga Afganistani vetëm gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi gjeneral major Hank Taylor, zv/drejtor i logjistrikës në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë amerikane. “Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme ne frymën e punës në ekip e kjo solli dhe rezultatet më të mira deri tani që prej fillimit të operacioneve të evakuimit”, u shpreh a ii cituar nga CNN. 63.900 vetë janë evakuar gjithsej nga Afganistani deri tani, sipas Taylor. Këtu përfshihen qytetarë amerikane, të Nato-s personel nga vende të tjera partnere si dhe afganë. Numrin më të madh të evakuimeve e kanë realizuar Shtetet e Bashkuara, pasuar nga Britania, Italia, Gjermania, Turiqa, Franca e Kanadaja. Ritmi i evakuimeve sipas Taylor vazhdon të shpejtohet. Gjatë këtyre 24 orëve ore, është mbërritur në pikën që të ngrihet në fluturim një avion në cdo 45 minuta. Ende megjithatë mbeten për t’u nxjerrë nga vendi me dhjetëra mijëra njerëz. "Ne po i tejkalojmë limitet duke bërë gjithçka që mundemi për të nxjerrë çdo person nga Kabuli", tha Gjeneral Steve Lyons, Kreu i Komandës amerikane të Transportit. Një pjesë e 5,800 forcave amerikane që ndodhen në Kabul po kryejnë tashmë operacione sporadike shpëtimi për të ndihmuar amerikanët që të futen në aeroport, ndërsa mbeten pak ditë deri më 31 gusht, datë që talebanët e kanë quajtur një "vijë të kuqe".

Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34
Top News – Skenari i Trump për luftën. Ishulli Kharg dhe rreziku global pas kapjes së tij
30/03 10:11
Top News – Nafta fluturon sërish. Pas planit të trump për të pushtuar Kharg
30/03 09:55
Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05