Donald Trump arriti një fitore dërrmuese zgjedhore ndaj Kamala Harris, e cila u braktis nga disa prej votuesve tek të cilët dikur mbështeteshin demokratët. Mes tyre, edhe shumë latino-amerikanë. Trumpi tregoi fuqinë e tij me votuesit e bardhë të klasës punëtore, të cilët patën shtyrë edhe herën e parë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, por ndërkohë republikani fitoi këtë radhë edhe mbështetje të madhe nga votuesit latinë , ndërsa pati një performancë më të mirë se sa pritej mes amerikanëve të rinj, veçanërisht meshkujve.