Top Channel/ SHBA: Pasoja katastrofike për Rusinë, në rast përdorimi të armëve bërthamore
26/09/2022 19:04

Amerika dhe aleatët e saj do të veprojnë "në mënyrë të prerë" nëse Rusia përdor armë bërthamore taktike në Ukrainë, tha të dielën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, duke riafirmuar përgjigjen e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë të Joe Biden ndaj shqetësimeve në rritje se kërcënimet e Vladimir Putin janë të rrezikshme. “Ne i kemi komunikuar drejtpërdrejt, privatisht dhe në nivele shumë të larta Kremlinit se çdo përdorim i armëve bërthamore do të sjellë pasoja katastrofike për Rusinë, se SHBA-të dhe aleatët tanë do të përgjigjen me vendosmëri dhe ne kemi qenë të qartë dhe konkretë për atë që do të sjellë n jë veprim i tillë”, tha Sullivan për Face The Nation të CBS. Sullivan tha se lideri rus Putin e ka përdorur disa herë kartën bërthamore në pika të ndryshme gjatë këtij konflikti si kërcënim dhe ishte një çështje që administrata e Biden "duhet ta marrë seriozisht sepse po flitet për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Ai shtoi se SHBA, Agjencia Ndërkombëtare Atomike dhe rregullatorët bërthamorë të Ukrainës po punojnë së bashku për të siguruar që të mos ketë probleme në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën lindore, pasi rusët, tha ai, kishin "nënkuptuar vazhdimisht se mund të kishte një lloj aksidenti në këtë fabrikë". Fakti që Shtetet e Bashkuara po dalin publikisht të paralajmërojnë Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore është një shenjë se sa e rrezikshme është bërë beteja për Ukrainën – dhe sa më e rrezikshme mund të bëhet ajo. Lufta është në një fazë të re kritike. Forcat e Kievit kanë shënuar fitore në lindje duke përdorur miliarda dollarë në armë të siguruara nga perëndimi dhe presidenti rus Vladimir Putin është përgjigjur duke dërguar mijëra burra të tjerë në vijat e frontit.Duke u përballur me presionin politik në rritje në vend, izolimin jashtë vendit dhe poshtërimet në fushën e betejës, lideri rus rriti përdori kercenimet bërthamore javën e kaluar duke paralajmëruar se ai mund të përdorte të gjitha sistemet e armëve në dispozicion të tij nëse konsideronte integritetin territorial të Rusisë nën kërcënim. Pamjet: AFP

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34