Departamenti amerikan i Thesarit i transferoi Ukrainës pjesën prej 20 miliardë dollarësh të një kredie prej 50 miliardë dollarësh të G7ës. Kalimi u bë tek një fond i ndërmjetëm i Bankës Botërore për ndihmën ekonomike dhe financiare për vendin e shkatërruar nga lufta. Arsyetimi i Thesarit ishte se disbursimi përmbush zotimin e ndërmarrë në tetor për të dyfishuar angazhimin e Bashkimit Europian për të ofruar 20 miliardë dollarë ndihmë, të siguruar nga llogaritë e ngrira ruse.