Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres uroi Kosovën në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë mik më të mirë se Kosovën në Europën Juglindore dhe Kosova nuk ka mik më të mirë në botë se SHBA-të. Torres në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve theksoi më tej se Kosova është një demokraci në rritje dhe mbetet nje aleat i vecante i Shteteve te Bashkuara.