Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë kanë mbledhur një paketë të re armësh për Ukrainën, që ata besojnë se është e mjaftueshme për sukses. Por shefi i Pentagonit e pohoi se ndonëse paketa në fjalë përfshin tanke, Kievit nuk do t`i dërgohen tanket luftarake të prodhimit gjerman Leopard, që ka kërkuar Ukraina, ose tanket e amerikane, Abrams.