Dara e sanksioneve të SHBA-së në Ballkan u rikthye me shënjestrimin së fundi të kryeministrit të Federatës të Bosnjë e Hercegovinës, Fadil Novallic, si dhe të Sllobodan Stanovic, biznesmen i lidhur me liderin e serbëve të Bosnjës Millorad Dodik. Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Departamentit amerikan të Thesarit, tha se këta dy persona janë sanksionuar për shkak të minimit të institucioneve demokratike “për përfitime personale dhe për të shpërblyer rrjetet e tyre të patronazhit”. “Ne do të vazhdojmë të shënjestrojnë personat që destabilizojnë rajonin, por edhe mbështetësit e tyre, duke i mbajtur përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson. Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Thesarit, kryeministri Fadil Novallcq, ka keqpërdorur të dhënat e pensionistëve për përfitimin e partisë së tij, duke shkelur ligjet e Bosnjë e Hercegovinës. Pamjet: AFP