Ramiz Merko nuk është i vetmi në listën e zezë të SHBA-së: Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler pohoi se do të ketë edhe emra të tjerë personash të shpallur “non grata” nga Washingtoni në këtë vend. Diplomatja sqaroi se procesi i shpalljes të një personi “si i padëshiruar” bëhet me kujdes dhe bazohet në fakte.