Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë strategjinë ushtarake në Europë, e pohuar kjo nga vetë presidenti Joe Biden në samitin e NATO-s në Madrid, ku theksoi se pas pushtimit rus të Ukrainës, Amerika po përmirëson qëndrimin e saj në raport me forcat e vendosura në kontinentin e vjetër. Do të ketë një shtim të tyre, tha Biden, që nenvizoi se “NATO është e fortë dhe e bashkuar dhe hapat që po ndërmarrim gjatë këtij samiti, forca kolektive do të rritet akoma edhe më tej.