Top Channel/ SHBA nis sulmet e reja ndaj Iranit, pas paralajmërimit të Trump
08/07/2026 23:25

Vetëm pak orë pas paralajmërimit që dha presidenti Donald Trump nga Samiti i NATO-s në Ankara të Turqisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sulmet ajrore ndaj Iranit. Raundi i ri i sulmeve u njoftua nga Komanda Qendrore e SHBA. “Me udhëzimin e Komandantit të Përgjithshëm, forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të degraduar më tej aftësinë e tyre për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit”, thuhej në njoftim. Sipas Komandës Qendrore, “Shtetet e Bashkuara e cilësojnë Iranin përgjegjës për agresionin e pajustifikuar të kohëve të fundit kundër anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare jetësore”. Sulmet e reja ndaj Iranit erdhëm pasi vetë presidenti Donald Trump njoftoi se armëpushimi mes dy vendeve ka marrë fund. Duke folur në Samitin e NATO-s, Trump i quajti sërish udhëheqësit e Teheranit si “të çmendur”. "I njoha. Ata nuk po i bëjnë ndonjë shërbim popullit të tyre. Nuk jam i sigurt nëse dua të bëj një marrëveshje me ta, thjesht të përfundoj punën. Ata kishin udhëheqës, që nuk janë më. Tani kanë një grup tjetër udhëheqësish. Edhe ata mund të mos jenë më, kush e di? Dhe e dini çfarë? Mund të mos jem më as unë, sepse jam objektivi i tyre numër një... Jam objektivi i tyre kryesor, sepse ata janë fundërrina”. Menjëherë pas kërcënimit të Trump nga Samiti i NATO-s, u kundërpërgjigj Irani, duke paralajmëruar një reagim të njëjtë ndaj Shteteve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, akuzoi SHBA për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit, ndërsa theksoi se do t’i përgjigjen sulmeve amerikane me veprim. Pakistani, vendi që ndërmjetësoi në nënshkrimin e memorandumit mes Uashingtonit dhe Teheranit muajin e kaluar, shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. “Konflikti nuk është në interes të askujt”, thanë autoritetet pakistaneze, duke iu bërë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje. Edhe Sekretari i Përgjithshëm u OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi pasoja katastrofike për paqen globale, mes tensioneve në rritje mes SHBA dhe Iranit, duke iu bërë thirrje palëve “të rinisin urgjent negociatat”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55