Top Channel/ SHBA ngre alarmin: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor
09/12/2022 20:14

Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor, tha të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin disa herë ka sugjeruar se ai mund të përdorte armë bërthamore “për të mbrojtur Rusinë”. “Rusia gjithashtu po modernizon dhe zgjeron arsenalin e saj bërthamor”, tha Austin në ceremoninë për komandantin e ri të Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit. “Derisa Kremlini vazhdon luftën e tij mizore dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, e gjithë bota e ka parë Putinin të përfshihet në vringëllimën e papërgjegjshme me armë bërthamore”, shtoi Austin, raporton Reuters. Presidenti rus Vladimir Putin, më 7 dhjetor, deklaroi se rusët “do të mbrohen me të gjitha mjetet në dispozicion”. Ai tha se rreziku i një lufte bërthamore po rritet, por se Rusia e sheh arsenalin e saj “si një mjet hakmarrjeje dhe jo që të sulmojë e para”. “Ne i kemi këto mjete në një formë më të avancuar dhe më moderne se çdo vend tjetër bërthamor, por ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke i tundur këto armë si brisk”, tha Putin. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur, qytete të shumta ukrainase janë shkatërruar, sikurse dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së vendit, ndërkaq ekonomia globale është tronditur. Pamjet: AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50