Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare të SHBA-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024. Për herë të parë, emergjenca ishte shpallur me urdhër ekzekutiv 26 qershorin e vitit 2001, e është ripërtërirë pas kësaj duke mbërritur deri tek shtyrja e fundit.