Shtetet e Bashkuara mirëpritën të hënën njoftimin e Serbisë për një tërheqje nga kufiri i Kosovës pas paralajmërimeve nga Washingtoni, megjithëse theksuan se nuk mund të verifikojnë lëvizjet e trupave. Në një deklaratë përpara gazetarëve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, shtoi se do të kërkojnë konfirmim të mëtejshëm për veprimet që Serbia pretendon që i ka kryer. Pamjet: AFP