Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në fushën e mbrojtjes. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të DASH thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë deri në vitin 2035 për përmbushjen e shpenzimit të 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.