Shtetet e Bashkuara po intensifikojnë praninë e tyre ekonomike dhe strategjike në Ballkan përmes investimeve miliarda dollarëshe në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë te gazi natyror i lëngshëm (LNG). Objektivi kryesor është forcimi i rolit amerikan në tregun energjetik europian dhe zvogëlimi i varësisë së vendeve të rajonit nga furnizimet me gaz rus.