Vetëm pak ditë përpara takimit të 27 shkurti në Bruksel, Shtetet e Bashkuara patën një mesazh për veshët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentint serb, Alekandar Vucic. Ato njoftuan se mbështesin propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bënë thirrje liderëve të të dyja vendeve që të jenë konstruktivë.