Top Channel/ SHBA mbetet pa ambasador në Tiranë! Senati s’voton Kostelancik dhe diplomatë të tjerë
04/01/2024 22:52

Senati amerikan nuk e miratoi emrin e David J. Kostelancik si ambasador I SHBA-ve në Shqipëri. Emri I diplomatit u kthye mbrapsht së bashku me dhjetëra të emëruar të tjerë në postet diplomatike. Kjo pasi senati, gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk e futi në rend dite votimin për emërimin e tyre. Shkak për bllokimin, sipas zërit të Amerikës, u bënë disa senatorë republikanë. Kështu emri i diplomati të karrierës, Kostelancik, do t’I rikthhet edhe njëherë Presidentit Joe Biden. Sipas ligjit amerikan, nëse një emërim kthehet, kreu I shtetit ka të drejtë të paraqesë një emërim të ri për të njëjtin kandidat, ose për një kandidat të ri. Por kësaj here, emrat nuk janë rrëzuar nga Senati dhe as konfirmuar. Mbetet për t’u parë nëse Shtëpia e bardhë do të paraqesë edhe njëherë emrin e David J. Kostelancik si dhe të diplomatëve të tjerë apo do t’I zëvendësojë ata. Procesi edhe kësaj here për kandidaturat pritet të jetë I njëjtë. Ata do të shqyrtohen nga komisioni përkatës dhe do të jetë ky I fundit nëse do t’I thërrasë për të dëshmuar sërish apo jo. Vendimi I senatorëve republikan, solli dhe reagimin e deparatametit të shtetit që ngriti alarmin se po rrezikohet siguria kombëtare e shteteve të bashkuara përmes këtyre bllokimeve të emërimeve. Kostelancik, u emërua për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Në muajin prill, Komisioni votoi pro konfirmimit të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë.

Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08