Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton atë që po quhet super gripi, po përhapet gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vaksinimi ndaj këtij varianti nuk është i përfshirë në vaksinën kundër virusit këtë vit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se shkalla e shtrimeve në spitalet e vendit u rrit me 14.3% që nga e premtja.