Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të revokojë vizat e biznesit dhe të turizmit për shtetas të huaj që kanë paraqitur ose që aktualisht po shqyrtojnë dorëzimin e kërkesave për azil në SHBA, lajm ky i konfirmuar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Nuk është bërë ende e ditur se sa viza do të preken nga kjo masë.