Top Channel/ SHBA, marrëveshje me Serbinë/ Bashkëpunimi në sektorin e energjisë
18/09/2024 21:54

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi strategjik në sektorin e energjisë. Marrëveshja, e nënshkruar nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, sipas zyrtarëve amerikanë, “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane.” Kjo marrëveshje për bashkëpunim strategjik me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë vjen pas nënshkrimit të një marrëveshjeje tjetër strategjike që Serbia ka nënshkruar me Bashkimin Evropian. Në korrik, Serbia nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik që mundëson nxjerrjen e mineraleve të rralla si litiumi, një projekt i përmasave të mëdha që pritet të zvogëlojë vartësinë e Evropës ndaj Kinës, por që po kritikohet ashpër nga ambientalistët dhe partitë opozitare. Sipas Shteteve të Bashkuara, marrëveshja e arritur me Serbinë është rezultat i “një përpjekjeje shumëvjeçare” të specialistëve të angazhuar nga pesë agjenci amerikane.

Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00
Top Channel/ Kërcënimi i Trump, BE vendim urgjent, nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat
02/10 19:57
Top News-Kroacia i tregon ‘muskujt’ Serbisë: Kemi një përgjigje për raketat supersonike të Beogradit
02/10 18:30
Top News – Rihap strehimet e Luftës së Ftohtë / Polonia në alarm, Rusia intensifikon sulmet
02/10 15:28
Top News – Do thajë katër liqene akullnajore / Frikë nga tragjedia e radhës, Nepali merr masa
02/10 15:27
Top News – Gjermania krijon një regjiment dronësh / Do të ketë 600 ushtarë, njësi e specializuar
02/10 15:26
Top News – Inflacioni në Eurozonë ngrihet në qiell / Niveli më i lartë në tre vjet, 3.8% në shtator
02/10 15:23
Top News- Treg i përbashkët mes 9 shteteve/ Brukseli propozim të ri për vendet kandidate të BE
02/10 15:13
Top News – Putin fillon të hedhë në erë urat / Trafiku në Kiev në kaos, sulme të egra me dronë
02/10 15:05
Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53
Top Channel/ OpenAi shkarkon tre punonjës: Keqpërdorën informacione konfidenciale!
02/10 11:52
Top Channel/ Protestat në Kosovë kundër Speciales, reagon BE: “E drejtë e tyre themelore”!
02/10 11:52
Top Channel/ “Kjo fundjavë vendimtare për presidentin”, Kurti: “Urgjent me nisjen e konsultimeve”!
02/10 11:52
Top News – Trump i bën presion Evropës / Të lirohen rezervat e naftës, SHBA do ndalë eksportet
02/10 11:43